“Treni” i fundit për mbijetesën, Dinamo e ka finale sot me Kastriotin

schedule09:13 - 11 Prill, 2022

schedule 09:13 - 11 Prill, 2022

Superiorja mbyll sot javën e 28-të me një betejë për mbijetesën. Skënderbeu i vendit të fundit humbi një ditë më parë dhe tashmë e ka marrë rrugën drejt Kategorisë së Parë.

Dinamo e parafundit ka mundësinë të futet sërish në garë dhe për këtë duhet të mundë Kastriotin rival direkt, që numëron 8 pikë më shumë dhe në duelin e sotëm në Elbasan mund të kënaqet edhe me një pikë.

Kjo ndeshje luhet në orën 14:45 dhe pritet të jetë mjaft e luftuar. Për Dinamon mund të konsiderohet edhe “treni” i fundit për mbijetesën. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!