Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U mposhtën nga Fiorentina, Koulibaly: Unë vazhdoj të besoj akoma te titulli

schedule20:59 - 10 Prill, 2022

schedule 20:59 - 10 Prill, 2022

Fiorentina surprizoi Napolit në sfidën e javës së 32-të të Seria A. Një humbje ftoh shpresat për titullin kampion te skuadra e Luciano Spallettit.

Pas kësaj humbje, mbrojtësi Kalido Koulibaly, foli për “DAZN”, ndërsa shprehet se akoma besojnë te titulli kampion pavarësisht humbjes.

“Dhamë gjithçka. Duhet të punojmë, u bënë 4-5 ndeshje që pësojmë gol dhe kjo na kushtëzon lojën para. Duhet të jemi solid në prapavijë sepse aktualisht nuk garantojmë sigurinë për të cilën ka nevojë edhe sulmi”.

Mbrojtësi senegalez ka shprehur hapur zhgënjimin e tij: “Donim të fitonim me çdo kusht. E dinim që Fiorentina është një skuadër e fortë, që krijon shumë raste. Pas rezultatit 1-1 mendonim të shënonim të dytin, por pësuam ne gol.

Unë vazhdoj të besoj, sezoni është i gjatë, mund të ndodhë gjithçka. Kemi humbur shumë pikë në shtëpi. Më vjen keq për këtë tifozë sepse nuk e meritojnë”, ka thënë Koulibaly. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!