Ryshfet e kontrabandë në Morinë, GJKKO lë në fuqi kërkesën e SPAK

schedule19:10 - 10 Prill, 2022

schedule 19:10 - 10 Prill, 2022

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi kërkesën e bërë nga SPAK për efektivët e policisë në Morinë të cilët janë arrestuar për korrupsion dhe shpërdorimi detyre.

Gjykata e Posaçme konfirmoi masën arrest me burg për 16 policë,  arrest shtëpie për 12 policë,  pezullim detyre për 4 efektivë, dhe masën   arrest shtëpie për dy qytetarë.

32 efektivët janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së posaçme SPAK për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

LEXO EDHE: Korrupsion në doganë, aksion i përbashkët me autoritetet në Kosovë, SPAK: Arrestohen 31 policë dhe punonjës në Morinë

Operacioni u zhvillua mes Kosovës e Shqipërisë. Zyrtarisht SPAK tha se pas një hetimi 1 vjeçar, janë lëshuar 34 masa sigurie, 32 prej të cilave janë punonjës policie që kanë ushtruar funksione të ndryshme në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Kukës. Nga hetimet ka rezultuar se efektivët e policisë i merrnin shuma monetare personave të ndryshme që hynin në territorin e Kosovë.

Sipas SPAK ata i kanë kryer veprat penale në bashkëpunim, ku sipas burimeve policët merrnin nga 10 deri në 100 euro personave që kishin sende te paligjshme apo nuk plotësonin dokumentacionin e nevojshëm për të kaluar kufirin.

Mësohet se  punonjësit e policisë i bashkonin lekët, dhe në fund i ndanin me njëri-tjetrin. Zyrtarisht Prokuroria e Posaçme thotë se janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të efektivëve të policisë.

Operacioni është zhvilluar  në bashkëpunim me autoritete kosovare, vazhdën e aksionit “Pika”, ku Inspektorati Policor i Kosovë zbarkoi edhe në pikën kufitare në Vërmicë, pas identifikimit të zyrtarëve policorë që dyshohen të jenë të përfshirë në disa vepra penale. Në kuadër të këtij operacioni, më 14 mars, Policia dhe Prokuroria Speciale kishte një aksion të quajtur “Pika” e ku ishin arrestuar 48 policë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!