Doni të studioni në SHBA? Ambasada amerikanë ka një lajm të mirë për ju

schedule18:26 - 10 Prill, 2022

schedule 18:26 - 10 Prill, 2022

Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë studentët shqiptarë që duan të studiojnë në Amerikë.

Me anë të një postimi në Facebook, ambasada njofton se kanë nisur seancat informuese për  vitin akademik 2023-2024.

Njoftimi i Ambasadës amerikane:

Jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Ambasada Amerikane ofron për shqiptarët mundësi akademike (me dhe pa diplomë) përmes programeve tona prestigjioze Fulbright dhe Humphrey. Zyra jonë për Marrëdhëniet me Publikun nisi së fundmi seancat informuese për vitin akademik 2023-24, duke përfshirë seancën e parë informuese në Këndin Amerikan në Tiranë, ku u prezantuan detaje mbi programet Fulbright për Studentë të Huaj, Fulbright për Studiues dhe Hubert H. Humphrey. Seanca informuese të tjera do të ofrohen online dhe personalisht, prandaj sigurohuni që të regjistroheni që sot! Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në një seancë virtuale, mund të regjistrohen këtu: https://bit.ly/3LQGuBj

Seanca jonë e ardhshme virtuale do të mbahet të martën, më 12 prill. Bashkohuni me ne për të mësuar më shumë rreth këtyre mundësive të jashtëzakonshme për të studiuar në Shtetet e Bashkuara!

/Abcnews.al/