Ramazan Rrushi, nga fshati Mazhe e Madhe I Krujës feston 100 vjetorin e lindjes. Ka 6 fëmijë e shumë nipër, mbesa, stërnipër dhe stërmbesa. 30 vjet më parë humbi shikimin. Prej asaj kohë kryhen shumë pak aktivitet.
Verbëria nuk e ka penguar të ushqehet dhe të vishet vetë. Ka një memorje të fortë. Kujton me detaje kohën kur ishte partizan.
“Para partizan, kam qënë i shkathët. Dilja i pari në luftë. Frikë s’kisha hiç. Bataljoni i parë brigata 23 sulmuese kam qënë.”
Mban mend me përpikmëri dhe këngët që këndonte gjatë luftës.
Për kontributin në luftë ka marrë dhe një dekoratë që e ruan ende. Dhurata nusja e një prej djemve të tij thotë se 100 vjeçari e ka ndihmuar për rritjen e 4 fëmijëve. Tani po ja shpërblen duke i shërbyer.
“Kurrë se lë vetëm deri sa te këtë jetë!”
100 vjeçari nuk vuan nga asnjë sëmundje. Familjarët mendojnë se veç geneve, në jetëgjatësinë e Ramzanit ka kontribuar dhe mënyra si ushqehet. Me perime, bulmet dhe rrallë konsumon mish./abcnews.al/