Në Itali është shënuar një nga golat më të bukur të kësaj jave, dhe ky realizim nuk ka ardhur nga lojtarët e Seria A apo B, por nga futbollistë të kategorisë së tretë italiane.
Nga porta në portë, një gol spektalokar, megjithatë nuk ndodh shpesh të shikojmë që një portierë të vendosë edhe fatet e ndeshjes.
Modena mposht Imoles me shifrat 2-1 dhe pikërisht golin me vlerë 3 pikësh arriti ta shënonte portieri i skuadrës vendase në minutën e parë të shtesës.
Topin e ka në zotërim portieri Riçarda Gagna, i cili e gjuan nga porta e tij dhe sfera përfundon në rrjetën e kolegut në krahun tjetër, Gianmarino Rossi. Me këtë fitore Modena ka mbajtur vendin e parë në tabelë dhe është në rrugë të mirë për të arritur një pozitë direkte në Serinë B (vetëm vendi i parë shkon direkt, luajnë nga vendi i 2-të në të 10-ën Play Off).
A 91st minute goal from Modena goalkeeper Riccardo Gagno that could prove vital in their promotion to Serie B (via @bennygiardina).pic.twitter.com/RhFRI2X5mQ
— Get Italian Football News (@_GIFN) April 9, 2022
/f.a/abcnews.al