Rusia është ankuar te zyrtarët turq se ushtria ukrainase përdor dronët e prodhuar në Turqi.
Duke folur në një konferencë për media të premten, një zyrtar turk tha se Ankaraja i kishte thënë Moskës se prodhuesi turk i dronëve Baykar Technologies është një kompani private dhe blerja e pajisjeve nga Ukraina kishte përfunduar para luftës.
Sipas raportimit të CNN, zyrtarët ukrainas kanë reklamuar dronët Bayraktar TB2 të Baykar si një nga armët më efektive në arsenalin e tyre.
Javën e kaluar, CNN fitoi akses të rrallë në objektin e prodhimit Baykar në Turqi për një intervistë ekskluzive me shefin e saj të teknologjisë, Selcuk Bayraktar.
Bayraktar, i cili është gjithashtu dhëndër i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se droni “po bënte atë që ishte projektuar për të bërë dhe përmirësuar për të bërë”. /abcnews.al