Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky, BE-së: Faleminderit për sanksionet kundër Rusisë por nuk mjaftojnë

schedule21:54 - 8 Prill, 2022

schedule 21:54 - 8 Prill, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha të premten krerëve të Bashkimit Evropian se paketa e fundit e sanksioneve të bllokut kundër Rusisë “nuk është e mjaftueshme”.

“Unë do të doja të falënderoja të gjithë botën, BE-në, Ursula von der Leyen personalisht, për paketën e 5-të të sanksioneve, por mendoj se nuk mjafton,” tha ai, duke folur në Kiev së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dh Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë Josep Borrell.

“Sepse ata [Rusia] na kanë marrë shumë neve, territoreve, njerëzve. Ndërsa Ukraina mund t’i rikthejë territoret, jetët e humbura nuk mund t’i kthejmë.”

“Ju lutemi, vazhdoni të na ndihmoni me sanksionet”, shtoi ai.

Raundi i pestë i sanksioneve të BE-së u miratua këtë javë dhe përfshin një ndalim të importeve të qymyrit rus dhe bllokon hyrjen ruse në portet e BE-së

Borrell, kryediplomati i BE-së, u zotua se delegacioni i BE-së do të kthehet në Kiev dhe pranoi se Ukraina ka nevojë për më shumë armë. Ai tha se shpresonte të jetë në gjendje të premtojë 500 milionë euro të tjera në ndihmë ushtarake “brenda dy ditëve të ardhshme”, përpos mbi 1 miliard euro të ndara tashmë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!