Lidhur me legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore eksperti i Ekonomisë Rezart Prifti tha se vendi jonë nuk ka institucione të forta për mbikëqyrjen.
“Shqipëria nuk është vend që shquhet për bërjen e ligjeve në bazë të nevojave të shqiptarëve. Këtu 5 veta i bëjnë ligjet në Shqipëri dhe janë ata që janë oligarkë. S’është turp i madh t’i quash oligarkë. Ndërkombëtarisht është një debat i madh për efektet medicinale të kanabisit. Por i përket botës. Ne jemi një vend që s’kemi qëndrueshmëri institucionale që zbatojnë ligjet. Ne do na duhen institucione që janë të besueshme. Të gjitha hallkat duhet të funksionojnë. Si fenomen legalizimin e kanabisit s’e kam problem fare. Por ne s’kemi standarde. Këtu certifikatën e vizitës së syve dhe veshëve e merr dhe dikush që nuk ka sy e veshë”, tha Prifti në Radarin Informativ në Abc.
Teksa ka folur për bixhozin dhe call centerat, Prifti tha se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me kanabisin. Të legalizosh kanabisin sipas tij është si të kalosh shoqërinë nga bixhozi te kanabisi.
“Bixhozi, ktheu të gjithë shoqërinë në bixhozgjinj. Ky vend ka çudira (kur pyetet që është propozuar rihapja). E dëmtoi e bëri Shqipërinë një krevat bixhozi. Çdo lagje e kishte një me lojëra fati. Edhe pse e hoqën jashtë ligjit vazhdon të funksionojë në mënyrën më të keqe të mundshme. E dyta për call centerat. Ndërkohë që arriti pikun kjo e dyta një rini e tërë shqiptare u profesionalizua në një punë që ishte krim. Shoqëria nuk përfitoi nga këto punë që prishën rininë. Nga call centerat Shqipëria nuk fitoi të ardhura”.
Prifti tha se nga legalizimi i kanabisit nuk do të përfitojë Shqipëria por ata që do e shesin.
“Nga kanabisi nuk do fitojë Shqipëria por ata që do e shesin. Ne në krahasim me rajoni , jemi mbrapa me Maqedoninë Kroacinë dhe Greqinë. Përpos se e bëjmë të fundit e bëjmë keq. Ne jemi në pikën më të keqe në Shqipëri sa i përket burimeve njerëzore. Kërkojnë punë po s’kanë përputhshmëri me punën. Kriza më e madhe për burime njerëzore. Ne kemi këtë hall, si t’ja bëjmë, hajde fokusohemi këtu. Ne merremi ta vë kanabisin këtu. Nga bixhozi do i fusim te kanabisi”.
/abcnews.al