Norma e inflacionit në vendin tonë është në nivele rekord. Eksperti i Ekonomisë Rezart Prifti nga studioja e Radarit Informativ në Abc ka deklaruar se më të goditura do të jenë shtresat në nevojë. Ai theksoi se nëse nuk merren masa, kjo situatë do të zgjasë për të paktën 2 vite e gjysmë.
“Në Shqipëri goditjen më të madhe e marrin shtresat në nevojë. Inflacioni ishte i pritshëm dhe do jetë të paktën për 2 vite e gjysmë në ekonominë shqiptare. Po shikoj që është një amulli e madhe sa i përket përgjigjes së inflacionit. S’mund ti përgjigjesh inflacionet me 30 mijë lekë në muaj. Me këto të ardhura sidomos këtë kategori, ato në nevojë dhe pensionistët”, tha ai.
Eksperti i ekonomisë tha se situata mund të normalizohet duke u rritur ekonomikisht dhe duke hapur më shumë vende pune.
“Nga inflacione del vetëm duke u rritur ekonomikisht dhe duke rritur vendet e punës. Nëse qeveria do ishte më e vëmendshme do ishte më e kollajshme. Një nga indikatorët kryesorë që na furnizon me të ardhura është turizmi. Duhet ta shfrytëzojmë. Ne jemi një vend që s’e ka njeri mendjen si mund të përfitojmë nga turizmi. Të merremi me bujqësinë, me punësimin. Ti nga inflacioni del vetëm me rritje ekonomike dhe të vendeve të punës. Çfarëdolloj mase tjetër të lë në këtë situatë. Do ta zgjasë dhimbjen e ekonomisë së familjeve shqiptare”.
/abcnews.al