Ukraina, Senja në “Ballkan”: E vërteta, viktima e parë e luftës. Si i verifikojmë lajmet në Abcnews.al

schedule18:18 - 8 Prill, 2022

schedule 18:18 - 8 Prill, 2022

Lufta Ukrainë-Rusi ka qenë në qendër të emisionit “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku, si dhe pasqyrimi i saj në Abcnews.al.

Pikërisht për të folur për këtë temë i ftuar në studio ka qenë kryeredaktori i Abcnews.al. Emirjon Senja, i cili ka treguar se si në redaksinë e web-it është trajtuar lufta mes dy vendeve.

Senja tha se që prej fillimit brenda Abcneës.al u ngrit një miniredaksi brenda Abcnews.al, për tu fokusuar tek lufta dhe për të sjellë në kohë reale të gjithë informacionin që vinte.

Sipas tij që në fillim një nga standardet e vendosura nga stafi i Abcnews ishte që si pikë referimi për raportimin e lajmit do të duhet të merreshin vetëm mediat e njohura perëndimore, në mënyrë që të mos binim pre e fake news-it.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Sa e vështirë është të mbulosh Ukrainën?

Senja: Kur ndodh një luftë viktima e parë nuk është një civil apo ushtar, viktima e parë është e vërteta. Ne kemi parë shumë luftëra ku gjëja më e vështirë është që të arrish te e vërteta. Për herë të parë në këto 25 vitet e fundit ndodh një luftë shumë pranë zemrës së Europës. Ka ndodhur luftë në Kosovë në Bosnje, ne shqiptarët i dimë tmerret e luftës, kurse perëndimi për herë të parë u përball. Nuk është se atje kris arma në 24 Shkurt ata kishin 8 vjet në luftë, Rusia mblosdhi trupat nga dhjetori, janari, dhe ne krijuam një miniredaksi për luftën, dhe kishte shumë interes. Ne bëmë një mbledhje nga dhjetori dhe vendosëm disa pika. Burimi kryesor mediat e njohura perëndimore, në përkthimin e analizave, fakteve. Nëse raportonim do i referoheshim BBC dhe CNN, asnjë media që kishte lidhje me Rusinë, sepse e dimë që ky shtet ushqen fakenews-in. Pika tjetër vendosëm një listë të gazetarëve që do ndiqnim në rrjetet sociale. Twitter-i është një burimi shumë i mirë informacioni. Bëmë listën dhe i shpërndamë me kolegët për t’i ndjekur. Kur shkuat ju në Ukrainë gjërat u thjeshtuan, sepse filtri ishit ju.

Karadaku: Ka njerëz që edhe kur isha në Ukrainë thoshin që duhet të jemi të paanshëm, kishin hallin pse nuk raportojmë çfarë thotë Rusia?

Senja: Të jesh i paanshëm sot nuk ke bërë asgjë. Ti nuk mund të thuash jam i paanshëm ti japësh të njëjtën kohë Rusisë dhe të njëjtën kohë viktimës. Gazetaria ka kaluar nga kjo kohë e të qenit objektiv, tani jemi në kohën që të themi media e ndershme, pra viktima është viktimë dhe agresori është agreso. Ndaj agresorit nuk them asnjë që nuk është e vërtetë, do i referohem fakteve. Nëse ne themi ne jemi të ndershëm i referohemi vetëm fakteve, nuk bëjmë atë që të vëmë të dyja palët dhe ta analizojë publiku, audienca nuk ka kohë, na takon ne.

/Abcnews.al/