5 ushqimet më të mira për trurin

schedule16:53 - 8 Prill, 2022

schedule 16:53 - 8 Prill, 2022

Ekspertët kanë theksuar shpesh se shëndeti i zorrëve ndikon në shëndetin e trurit tonë. Gjithashtu ka ushqime që kanë një efekt pozitiv ose negativ në shëndetin tonë mendor.

Erëzat

Përveçse i japin aromë dhe shije ushqimit tonë, ato kanë elementë antioksidues, duke mbrojtur kështu trurin nga stresi oksidativ. Shafrani i Indisë është një erëz që falë kurkuminës, substancës bazë, ndihmon në luftimin e stresit dhe mbron kujtesën.

Çokollata e zezë

Përmban hekur që ndihmon neuronet në tru që rregullojnë humorin. Në të njëjtën kohë, është e pasur me antioksidantë, duke reduktuar incidencën e depresionit. Nutricionistët rekomandojnë konsumimin e çokollatës së zezë pasi përmban më pak sheqer.

Avokado

Avokado dhe përfitimet shëndetësore - UBgreen.al

Është burim i magnezit, i cili ndihmon drejtpërdrejt në shëndetin e trurit. Shumë studime shkencore kanë lidhur depresionin me marrjen e reduktuar të magnezit.

Arrat

Arrat janë një burim i yndyrave omega-3, të cilat përmirësojnë kujtesën dhe njohjen. Nutricionistët rekomandojnë ¼ filxhan në ditë, pa kripë. Mund t’i hani ato të thjeshta ose në sallata.

Perimet me gjethe jeshile

Perimet me gjethe jeshile duhet ti përdorni patjetër, mësoni efektet që kanë në parandalimin e dhjamit në mëlçi - Shëndeti

Perimet me gjethe jeshile, si lakra jeshile ose spinaqi, kanë flavonoidë dhe vitaminë E, lëndë ushqyese që mbrojnë trupin kundër demencës. Në të njëjtën kohë, ato janë burim i acidit folik, i cili ka veti të dobishme në shëndetin mendor. /abcnews.al