Don Xhoni feston sot përvjetorin e lindjes. Reperi i njohur mbush 22 vjeç dhe në këtë ditë speciale, i ka bërë vetës një dhuratë super luksoze. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka bërë me dije se ka blerë një shtëpi të re. “Dhuratë vetit për ditëlindje, vilë n’pandemi”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që reperi ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi i dha fund lidhjes me modelen ruse, Ariana Lirey. Ishte modelja nga Rusia e cila konfirmoi se janë ndarë duke thënë se kishte qenë vendimi i saj për t’i dhënë fund.
“Edhe një herë them se as unë, as ai… nuk jemi të këqinj. U ndamë sepse jemi të ndryshëm. Ai është një njeri i mirë, ai është një muzikant i mirë, shok, vëlla, bir…por njerëzit janë të ndryshëm, dhe ne thjesht nuk shkuam mirë.”, shkruante modelja.