BE-ja ka sanksionuar dy vajzat e Vladimir Putin, sipas zyrtarëve të BE-së, shkruan skynews.
Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova janë pjesë e listës së sanksioneve të BE-së që po përballen me ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit. Lista e përditësuar e sanksioneve nuk është publikuar ende dhe të dy zyrtarët folën në kushte anonimiteti.
Rikujtojmë se SHB-ja njoftoi disa ditë më parë se kishte sanksionuar dy vajzat e Putinit.
Ndërkohë edhe Britania i është bashkuar SHBA-së dhe BE-së, duke sanksionuar gjithashtu 2 vajzat e Putinit.
/abcnews.al