Kanë rinisur kërkimet, për të tretën ditë me radhë për trupin e 10-vjeçarit që u mor nga lumi Fan në Mirditë.
Deri më tani nuk ka asnjë shenjë për gjetjen e trupit, megjithatë polumbarët e RENE-as po punojnë intensivisht përgjatë rrjedhës së lumit. Ditën e djeshme u bë edhe devijimi i pjesshëm i ujit pranë një ure ku dyshohej se mund të ishte trupi i pajetë por pa sukses.
10-vjeçari tre ditë më parë po luante me shokët, kur topi i ra në lum. Ai tentoi ta merrte por rrëshqiti brenda rrjedhës. /abcnews.al/