Australia i ka dërguar ushtrisë ukrainase tre nga 20 kamionët e parë ushtarakë të blinduar, pas një kërkese nga presidenti ukrainas Zelensky javën e kaluar.
Automjetet e fortifikuara Bushamaster do të përdoren për të transportuar ushtarë dhe civilë në zonën e luftimeve me Rusinë.
Zelensky mbajti një fjalim nëpërmjet një video lidhjeje në parlamentin e Australisë javën e kaluar, vendi i 20-të Ku Zelensky ka folur.
Australia ka ndihmuar Ukrainën me mbi 190 milionë dollarë për ndihmë ushtarake dhe humanitare, ndërsa ka miratuar disa sanksione ndaj individëve rusë dhe importeve të naftës./abcnews.al./