Kremlini ka pranuar se në luftën me Ukrainën ka humbur një numër të madh trupash.
Mediat e huaja bëjnë me dije se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, në një intervistë të dhënë për mediat ka pohuar se ka një rritje përsa i përket trupave ushtarakë të humbur në sulmet e tyre në Ukrainë.
Peskov u pyet nëse lufta ishte një poshtërim për Rusinë duke pasur parasysh numrin e trupave të humbura, ku u shpreh se Rusia ka humbje të konsiderueshme të trupave,duke e cilësuar sinjë tragjedi të madhe për ta.
“We have significant losses of troops”.
Vladimir Putin’s press secretary Dmitry Peskov says it’s a “huge tragedy to us” to have lost Russian troops during the war in Ukraine.https://t.co/X3flQUBL0r
? Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/PGHoFvdewb
— Sky News (@SkyNews) April 7, 2022
Ndërkohë nuk ka dhënë asnjë shifër në lidhje me trupat e vrarë, por në fund të marsit, Rusia tha se kishte humbur 1,351 ushtarë, me 3,825 të tjerë të plagosur.
Ndërsa një zyrtar i lartë i NATO-s vlerësoi në fund të marsit se midis 7,000 dhe 15,000 ushtarë rusë ishin vrarë në katër javë luftime në Ukrainë./abcnews.al