Milan mbush çantën me 100 milionë euro, bëhet gati për merkaton e verës

schedule15:50 - 7 Prill, 2022

schedule 15:50 - 7 Prill, 2022

Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, Milan ka vendosur të shpenzojë 100 milionë euro në merkaton e verës.

Sigurisht, ata kanë vendosur që 30 milionë euro të shpenzohen për qendërmbrojtësin holandes, Botman i cili luan te Lille.

Nuk ndalet me kaq te ekipi francez, pasi mendohet se do të ofrojnë edhe 30 milionë euro për mesfushorin portugez, Renato Sanches.

Pjesa tjetër e mbetur, pra 40 milionë euro po mendojnë t’i investojnë te transferimi i bomberit italian, Scamacca. Për sulmuesin e Sassuolos do të jetë e vështirë pasi ai dëshiron kalimin tek Inter, dhe zikaltërit janë në kontakte të vazhdueshme me lojtarin dhe agjentin e tij. Por nëse do të mbërrinte Dybala tek Inter, ndoshta kampionët në fuqi do të hiqnin dorë prej tij.

Milan gjithashtu është dujke synuar edhe Origin, por me parametra zero./ h.ll/abcnews./al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!