Modelet ruse kanë grisur çantat Chanel në shenjë proteste kundër markës luksoze franceze, e cila ka ndaluar shitjet e produkteve të saj për klientët rusë. Modelja Victoria Bonya ka xhiruar një video teksa shihet duke prerë me gërshërë një çantë Chanel.
“Nëse shtëpia e Chanel nuk respekton klientët e saj, pse duhet të respektojmë shtëpinë e Chanel?”, shprehet ajo. “Turp për shtëpinë e modës Chanel për mbështetjen e racizmit dhe rusofobisë”, thekson modelja, e cila numëron 9 milionë ndjekës në Instagram.
Çmimet për çantat e dorës Chanel zakonisht fillojnë nga 2500 £. “Unë jam kundër rusofobisë dhe kundër diskriminimit dhe për ta treguar këtë, thjesht do ta pres këtë çantë,” tha Katya Guseva në një video tjetër, duke prerë çantën e saj të madhe Chanel.
“Nuk kam më nevojë për të.” Prezantuesja televizive Marina Ermoshkina shkatërroi çantën e saj Chanel me një mjet prerës. “Nëse të kesh Chanel do të thotë të shesësh Atdheun tim, atëherë nuk kam nevojë për Chanel”, tha ajo.
View this post on Instagram
Chanel ka ndaluar shitjen e produkteve të saj për njerëzit që synojnë t’i çojnë ato në Rusi, pasi mbylli dyqanet e saj në vend. Kompania tha se është në përputhje me sanksionet e BE-së, të cilat ndalojnë shitjen në Rusi të mallrave luksoze me çmim më shumë se 300 euro. /abcnews.al