Shifrat: Numri i pasimeve dhe saktësia, lojtarët e Kukësit nuk kanë rivalë

schedule12:30 - 7 Prill, 2022

schedule 12:30 - 7 Prill, 2022

Cilët janë lojtarët që prekin topin më shumë herë gjatë një ndeshjeje të kampionatit “Abissnet Superiore”? Kjo statistikë na ndihmon të kuptojmë se cilat skuadra gjithashtu mbajnë topin më shumë dhe bëjnë më shumë pasime në një 90-minutësh.

Në fakt, të dhënat e pasimeve na ndihmojnë shumë në një analizë për të kuptuar se cilët janë lojtarët që duan ta kenë më shpesh topin në këmbë. Dhe jo rastësisht të parët e kësaj renditjeje janë lojtarët e Kukësit, që është padyshim skuadra që ka më shumë zotërim të topit në të gjithë kampionatin, me një mesatare prej pothuajse 59%, përpara Partizanit me 55 %.

Të bësh shumë pasime nuk do të thotë njëkohësisht se ke bërë shumë pasime të sakta. Në këtë renditje specifike shohim se cilët janë lojtarët që kanë përqindje më të lartë të pasimeve të sakta.

Nuk është çudi që në listë ka edhe portierë: pasimet e shkurtra me të cilat nis aksioni nga pas janë shumë shpesh pa asnjë presion nga kundërshtarët. Dhe për të njëjtën arsye është e vështirë të gjesh sulmues në këtë renditje, sepse sa më shumë t’i afrohesh portës së kundërshtarit, aq më pak hapësirë ​​ka për të gjetur mundësitë e pasimeve.

Në këto dy renditje nuk janë marrë në konsideratë lojtarët që kanë luajtur më pak se 10 ndeshje në këtë kampionat. / fshf.org

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!