Mbi 1700 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Tijuana, Meksikë, me shpresën se do të mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, sipas la repubblica.
Sipas autoriteteve, në Tijuana është ngritur një qendër pritjeje për personat që largohen nga lufta.
Refugjatët mbërritën në Meksikë me vizë turistike. Rreth 150 ukrainas janë mirëpritur në Shtetet e Bashkuara çdo ditë që kur presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se do të siguronte hyrjen në vend për 100,000 refugjatë.
/abcnews.al