Vijon “vala” e përjashtimit të diplomatëve rusë. Së fundmi Austria ka dëbuar katër diplomatë rusë.
Reuters raporton se një zëdhënës i ministrisë së jashtme ka bërë të ditur se zyrtarët rusë ishin sjellë në një mënyrë që nuk përputhej me statusin e tyre diplomatik. Ata duhet të largohen nga vendi deri më 12 prill.
Kurse Australia ka vendosur sanksione ndaj 67 oligarkëve rusë. Ministrja e Jashtme Marise Payne tha se Australia po vendoste sanksione ndaj 67 rusë për pushtimin e Ukrainës.
“Sot, unë po njoftoj 67 sanksione të tjera të elitave dhe oligarkëve rusë, atyre të afërt me Putinin që lehtësojnë dhe mbështesin veprimet e tij të egra”, u tha ajo gazetarëve ndërsa mbërrinte në një mbledhje të NATO-s.
Australia nuk është anëtare e NATO-s, por si Japonia, është e pranishme në takimin e sotëm si e ftuar. /abcnews.al/