Një shqiptar i cili ishte lënë në “arrest shtëpiak” nga autoritetet italiane ka përfunduar në burg. Ai është 43-vjeçari Hakil Manaj, i cili është arrestuar nga policia në Lonigo, aty ku edhe banonte. Shqiptari i cili më herë ishte lënë në “arrest shtëpiak” nga karabinierët në Lonigo, e kishte thyer këtë masë sigurie. Sipas Prokurorisë Publike e cila më pas kishte njoftuar Gjykatën e Vicencës, ai kishte goditur një të ri në një lokal duke i shkarkuar lëndime. Grindja mes tyre kishte ndodhur për arsye banale, raportojnë mediat italiane. Tani shqiptari është arretuar dhe pritet që ndaj tij të merrent vendimi. /abcnews.al
Gabimi trashanik i shqiptarit
schedule18:51 - 28 Mars, 2019
schedule 18:51 - 28 Mars, 2019