Arrestohet i riu, tentoi të vriste një person tek “Astiri”

schedule16:20 - 28 Nëntor, 2017

schedule 16:20 - 28 Nëntor, 2017

Policia e Tiranës ka ndaluar Juxhino Kambon, autorin e dyshuar të plagosjes së një 30 vjeçari 2 javë më parë pranë Unazës së Re në Tiranë.
ABC News ka mësuar se policia ka shpallur në kërkim edhe kunatin e tij, që dyshohet se e ka ndihmuar në këtë atentat.

Personi që shihni në foto, Juxhino Kambo, u arrestua nga Policia e Durrësit 10 ditë pas antentatit të ndodhur në Tiranë, pranë Unazës së Re, ku mbeti i plagosur, Gentian Rrahmani.

22-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi kishte qëlluar më armë zjarri Rrahmanin, duke e plagosur, por pa rrezik për jetën.

Sipas uniformave blu, plagosja e Gentjan Rrahmanit me origjinë nga qyteti i Kukësit, ndodhi pas një sherri, për shkak të një aksidenti të lehtë të të dy atomjeteve. Më pas, Juxhino Kambo qëlloi disa herë në drejtim të objektivit të tij, por për fat më të mire, i riu shpëtoi vetëm me një plumb.
Tashmë për atë ngjarje është në kërkim nga policia edhe një shtetas tjetër. ABC News ka mësuar se ai është Lajden Kadilli, kunati i Kambos, i cili dyshohet se ka ndihmuar atentatorin t’i largohet policisë.

23-vjeçari rezultonte në kërkimi prej datës 17 korrik të këtij viti për vdjedhje me dhunë të kryer në qytetin e Durrësit, konfimon burimi nga Policia e Shtetit.

Edhe pse ishte në kërkim, Lajden Kadilli ka mundur ti shpëtojë përsëri policisë, duke vijuar të jetë në arrati./abcnews.al

 

https://youtu.be/3G6K5TYRCa0