Kampionët shqiptarë motër e vëlla pritet të dëbohen

schedule19:33 - 28 Mars, 2019

schedule 19:33 - 28 Mars, 2019

Klubi i xhudos Saint-Martin-d’Hères në Grenoble, ka dalë në mbrojte të dy fëmijëve shqiptarë, raporton “france3-regions.francetvinfo.fr”. 

Xhensila 15-vjeç dhe vëllai i saj më i vogël Nikoll 11-vjeç janë nxënës  të shkëlqyer. Por motër dhe vëlla përveçse janë nxënës shembullore, ata merren edhe me sportin e xhudos në Francë. Sipas trajnerit të tyre ata mund të jenë kampionët e ardhshëm.

Nikoll tashmë është kampion rajonal, i zgjedhur për kampionatin francez që do të mbahet në Qershor. Dhe Xhensila do të marrë pjesë në kampionatit Francez të xhudos.

Por motër e vëlla mund të largohen, pasi OQTF ka paraqitur një urdhër dëbimi që nga dhjetori i viti 2018 ndaj familjes shqiptare.

Ata e apeluan vendimin e Prefekturës në Gjykatën Administrative. Seanca gjyqësore ndaj familjes do zhvillohet këto ditë.

Por klubi i sportit të xhudos Saint-Martin-d’Hères ka dëlë në mbrojtje të dy kampionëve.

Klubi ka shkruar një letër në të cilën thuhet: “mirësia dhe mirësjelljen e këtyre dy fëmijëve është në përputhshmëri me rregullat e klubit. Ndonëse me origjinë të huaj, ata flasin frëngjisht rrjedhshëm dhe e nuk kanë problem të integrimin”./abcnews.al