Mamaja e Beatrix Ramosajt i ka befasuar të gjithë me veprimin e fundit. Ajo ka publikuar një video në ‘Instastory’, ku Trixa dhe Iliri kërcejnë gjatë kohës kur ishin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Antigona ka etiketuar të dy duke i vendosur emojin e yllit dhe duartrokitjes. Videon më pas e ka rishpërndarë edhe nga balerini në profilin e tij në ‘Instagram’.
Ky veprim është interpretuar nga fansat edhe si një lloj “hakmarrjeje” ndaj Donaldit pas ndarjes së tij nga Trixa.
Iliri dhe Donaldi gjatë kohës kur ishin brenda shtëpisë së “BBV”, kanë pasur një rivalitet të madh me shumë debate./abcnews.al