Të paktën 400 persona rezultojnë të zhdukur nga Hostomeli që nga fillimi i pushtimit

schedule08:47 - 6 Prill, 2022

schedule 08:47 - 6 Prill, 2022

Rreth 400 banorë të periferisë së Kievit, Hostomel mungojnë ndërsa kanë kaluar tashmë 35 ditë nga nisja e pushtimit rus. Shifrat i bën të ditura kreu i administratës ushtarake lokale, Taras Dumenko, i cili ndërhyri në një transmetim nga një stacion radioje, i cituar nga Ukrayinska Pravda.

Autoritetet aktualisht po inspektojnë bodrumet në zonë, shtoi ai, duke përmendur si shembull të njerëzve që humbën rastin e burrit dhe djalit të një mjeku vendas që u zhdukën 12 ditë më parë.

Dumenko foli më pas për pamundësinë e gjetjes së trupave të disa personave që duket se janë vrarë. /abcnews.al/