Esmeraldi nuk pati shumë fat. Ai ishte konkurrenti që luajti mbrëmjen e sotme në “Kutia 21”. Esmeraldi refuzoi vazhdimisht ofertat pasi kishte në lojë shumat më të mëdha. Ai refuzoi sërish edhe kur eliminoi shifrat më të mëdha, 4 000 dhe 10 000 euro.
Esmeraldi nuk mundi të gjente as figurën misterioze. Bankieri i ofroi mundësinë për të ndërruar kutinë por nuk pranoi. Me shpresën se do të merrte 500 euro, sërish refuzoi ofertën. Por sa kishte në kutinë e tij? Sa euro mori me vete në shtëpi?
/abcnews.al