Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Foto që të prekin shpirtin, 6-vjeçari ukrainas kujdeset për varrin e së ëmës

schedule19:39 - 5 Prill, 2022

schedule 19:39 - 5 Prill, 2022

Pamjet që publikohen çdo ditë nga qyteti i Bucha-s , të cilat tregojnë masakrën e civilëve që ndodhi atje, gjatë tërheqjes së trupave ruse, janë tronditëse.

Sipas zyrtarëve lokalë, më shumë se 400 njerëz, burra, gra dhe fëmijë të vegjël u torturuan dhe u vranë, ndërsa të vdekurit u varrosën në varreza masive ose në oborret e shtëpive.

Karakteristike janë fotot e publikuara orët e fundit, që tregojnë një djalë gjashtë vjeçar me vëllain dhe shokun e tij, të ulur pranë varrit të nënës, në oborrin e shtëpisë së tyre, sipas medieve ukrainase.

Fotografia e 6-vjeçarit që ka prekur zemrat e të gjithëve është publikuar nga këshilltari i Zelenskyt dhe anëtar i ekipit negociues ukrainas, Mikhail Pontoliak në Twitter.

Krahas fotos këshilltari i Zelensky shkruan:

“Evolucioni i propagandës ruse. Në fillim hynë për të “çliruar” ukrainasit nga nazistët. Tani thonë se shumica e ukrainasve janë nazistë dhe se duhet të dënohen. Krematoriume të lëvizshme, varrime masive , vrasje mizore në qendër të Evropës. Më fal zoti Çerçil, bota dështoi sërish!”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!