Zyrtare: Humbja me Partizanin i vë vulën, Mire Josa e mbyll me Laçin

schedule16:35 - 5 Prill, 2022

schedule 16:35 - 5 Prill, 2022

Pas gjashtë ndeshjeve të fundit, që Laçi mori tre humbje e tre barazimit, drejtuesit e klubit kurbinas kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa.

“KF Laçi njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa. E falënderojmë profesorin për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij në këtë 6 muaj dhe i urojmë suksese në vazhdim!”, njofton klubi kurbinas.

Josa e kishte marrë drejtimin e Laçit në muajin tetor dhe pati një ecuri fantastike deri para ndeshjes me Tiranën, që e humbi 4-1. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!