Dyshja e famshme martohet në fshehtësi të plotë

schedule16:47 - 5 Prill, 2022

schedule 16:47 - 5 Prill, 2022

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker thuhet se janë martuar. TMZ raporton se dyshja u arratis në një kishëz në Las Vegas pasi morën pjesë në ceremoninë e 64-të vjetore të çmimeve Grammy. Kardashian dhe Barker i thanë “po” njëri-tjetrit në privatësi të plotë.

Megjithatë, kjo nuk do të jetë dasma e vetme e çiftit të famshëm. Do të ketë dhe disa festime të tjera që do të bëjnë shumë bujë.Kardashian dhe Barker u fejuan me një propozim buzë detit në tetor 2021, nëntë muaj pasi konfirmuan lidhjen.

kourtney-kardashian-travis-barker-320

Kjo është martesa e parë për Kourtney-n megjithëse ka tre fëmijë me ish-in, Scott Disick. Ndërkohë, Barker ka qenë i martuar dy herë më parë dhe ka dy fëmijë.

Kourtney Kardashian, Travis Barker At Grammys 2022: Photos

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!