Katy Perry dhe Dua Lipa thuhet se po bashkëpunojnë për një këngë të re. Super yjet e muzikës pop kanë dashur prej kohësh që të kenë një hit së bashku. Këngëtarja shqiptare ka refuzuar më parë ftesën për të qenë pjesë e këngës së Katy-t “Teary Eyes”.
Nga ana tjetër dhe Dua donte që superylli amerikan të ishte pjesë e këngës “Ball Chain”, por ajo ishte shumë e zënë në atë kohë. Një burim tha se Lipa dhe Perry “janë të dy fansa të njëra-tjetrës” dhe shpresojnë që më në fund të bashkojnë forcat në një moment së shpejti.
“Dua dhe Katy janë të dyja fanse të njëra-tjetrës. Deri më tani ka qenë një çështje oraresh dhe se Dua ishte e vendosur që ‘Future Nostalgia’ (albumin e saj të vitit 2020) të mos kishte bashkëpunime.Por tani ajo po shikon nga e ardhmja dhe ka shumë njerëz me të cilët dëshiron të punojë”.
Dua Lipa kohët e fundit zbuloi se 50 përqind e punës për albumin e saj të tretë ishte kryer. “Ka filluar të marrë formë. Jam shumë e emocionuar për disa nga këngët e reja, kështu që është gjithmonë emocionuese të presësh me padurim diçka”, tha pak kohë më parë këngëtarja.
/abcnews.al