Mbrojtësi i përfaqësuese së Kosovës, Amir Rrahmani është kthyer në një lojtarë shumë të rëndësishëm për skuadrën e Napolit në Seria A.
Paraqitjet e kapitenit të Kosovës me napolitanët kanë bërë që për lojtarin të ketë oferta nga klube të tjera të mëdha, të cilat kërkojnë që të sigurojnë edhe shërbimet e tij.
Ditët e fundit është përfolur shumë se një nga skuadrat që këmbëngul për Rrahmanin është edhe Manchester United, dhe për të shpjeguar këtë për “Gazeta Blic” ka folur edhe menaxheri i mbrojtësit, Adrian Aliaj.
“Kemi interesim nga shumë skuadra për Amir Rrahmanin. Lojtari është nën kontratë me Napolin dhe ndihet mirë atje. Amiri do të luajë në Ligën e Kampionëve dhe Napoli është shumë afër që ta sigurojë këtë gjë”, do të deklaronte Aliaj.
Kujtomë se Rrahmani ka kontratë me Napolin deri më 30 qershor 2024, teksa u ble nga “Axurrët” në janar të vitit 2020 për 14 milionë euro dhe u la në huazim te Hellas Verona, për t’u bashkuar në verë me Napolin ku në fillim nuk kishte minutat që donte. /f.a/abcnews.al