Dinamo ka nisur të marrë masa dhe i pari që e ka pësuar është mbrojtësi Eni Imami, i cili nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Egnatias.
Edhe më parë kishte pasur një masë ndaj mbrojtësit, pas debatit me Ermal Barushin para ndeshjes me Tiranën.
Panorama-Sport shkruan se Imami duhet të stërvitet me ekipin U19 të Dinamos tani, ndërkohë që i pezulluari tjetër është portieri Edvan Bakaj, rezervë prej disa kohësh te blutë. / abcnews.al