Lihet në rrugë familja shqiptare

schedule17:44 - 27 Mars, 2019

schedule 17:44 - 27 Mars, 2019

Që nga e marta e javës që lamë pas një familje shqiptare në Francë është lënë në rrugë. Ajo gjeti strehim në makinën e saj, të parkuar para shkollës ku dy fëmijëve të mëdhenj të familjes që ndjekin mësimet aty.

Familja kishte dy vite që ishte vendosur në Pontivy, por për shkak të mungesës së akomodimit për më shumë se një javë po fle në makinë.

Të dy prindërit dhe tre fëmijët e tyre, të moshës 8, 7 dhe 1-vjeç, u lanë në rrugë pasi duhej të iknin nga banesa ku strehoheshin prej dy vitesh. Ata duhej ta lironin banesën për refugjatë e tjerë, pasi kërkesa e familjes për azil ishte refuzuar, raporton media franceze letelegramme.fr. 

“Është një lojë e tmerrshme”, tha një vullnetar nga shoqata e Rrjetit të Edukimit pa Kufij, e cila aktualisht po mbështet dymbëdhjetë familje në Pontivy. “Për fat të keq, ne nuk kemi mjetet për të ndihmuar më shumë,” shton ai.

Ndërsa një familje në atë zonë ishte solidarizuar duke e marrë në shtëpinë e saj anëtarët e familjes shqiptare gjatë fundjavës. Por asnjë zgjidhje përfundimtare nuk është gjetur ende.

“Ka tashmë katër familje të tjera që qëndrojnë në një shtëpi të vogël. Vendet janë shumë të vogla dhe të papërshtatshme për fëmijët”, thotë babai teksa dërgonte dy fëmijët e tij në shkollën Paul-Langevin. Dy fëmijët e madhenj të familjes Melisa dhe Xhezmi po vijojnë mësimin. Familja Osmani ka shfrytëzuar të gjitha mjetet juridike. Asaj i është refuzuar kërkesa për azil dhe tashmë ka një urdhër për të lënë territorin francez.

“Ata ikën pasi në vendin e tyre ishin të kërcënuar. Ata e gjetën si shpëtim të emigronin”, tha një vullnetar nga shoqata Rrjeti i Edukimit pa Kufij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!