Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i ka kërkuar botës t’i përgjigjet “masakrës” që ai thotë se ka ndodhur në qytetin Bucha, afër Kievit.
“Rusët synojnë të eliminojnë sa më shumë ukrainas që të munden”, shkroi ai në një postim në Twitter, duke i bërë thirrje grupit G7 të vendeve më të pasura në botë që të vendosin sanksione ndaj Rusisë si përgjigje.
Shocked by haunting images of atrocities committed by Russian army in Kyiv liberated region #BuchaMassacre
EU is assisting #Ukraine & NGO’s in gathering of necessary evidence for pursuit in international courts.
Further EU sanctions & support are on their way.
Слава Україні!
— Charles Michel (@eucopresident) April 3, 2022
Edhe presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel ka përdorur gjithashtu fjalën “masakër” për të përshkruar skenat e zbuluara në Bucha pasi forcat ruse u tërhoqën nga qyteti. Michel thotë se BE do të vendosë sanksione si përgjigje dhe po ndihmon në përpjekjet për të mbledhur prova për përdorim në gjykatat ndërkombëtare. /abcnews.al/