“Rikthehet” dimri në Librazhd, në disa zona trashësia e borës deri në 15 cm

schedule11:09 - 3 Prill, 2022

schedule 11:09 - 3 Prill, 2022

Në Librazhd kushtet e motit vijojnë të jenë të paqëndrueshme ndërsa përpos shiut nuk kanë munguar as reshjet e borës në lartësi. Mësohet se Sopot, Stravaj, Stëblevë dhe Qarrishtë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm.

Nga informacionet e mëngjesit të sotme rezulton se akset rrugore nacionale janë të hapura për qarkullimin e mjeteve. Ne disa segmente të Librazhd-Murrash-Pishkash-Qafë Thanë dhe Librazhd-Stëblevë, ka pasur prani inertesh.

Ne segmentin Steblevë-Klenjë ka pasur prani dëbore deri në 15-20 cm trashësi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!