Erik ten Hag është gjithnjë e më afër pankinës së Manchester United.
Sipas raportimeve nga “Telegraf”, pas intervistës së orëve të fundit, trajneri aktual i Ajax mund të largohet nga klubi holandez në fund të sezonit kundrejt pagesës së një klauzole prej pak më shumë se 2 milionë euro dhe “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë për të.
Në ditët në vijim priten lajme më konkrete ku gjithashtu thuhet se United dëshiron të marri nga Ajax edhe talentin brazilian, Antony./ h.ll/abcnews.al