EMRAT/ U kapën me “shtëpi bari” 400 mijë paundëshe, gjykata shpall të pafajshëm 2 shqiptarët: I kanë detyruar

schedule16:44 - 2 Prill, 2022

schedule 16:44 - 2 Prill, 2022

SKOCI – Dy shqiptarë të akuzuar se rritën disa bimë kanabisi në një “shtëpi bari” në Skoci, me vlerë 400 mijë paund, janë lënë të lirë. Sipas mediave të huaja, dy shqiptarët u zbulua nga gjykata se ishin viktima të trafikimi të qenieve njerëzore.

Mësohet se bëhet fjalë për dy shqiptarët Alfred Dimon dhe Julien Beqaj, të cilët policia i gjeti të mbyllur në një godinë ku ishin kultivuar 1 400 rrënjë kanabis.

Burrat, të dy nga Shqipëria, pretenduan se po mbaheshin kundër vullnetit të tyre dhe ishin detyruar të punonin si “kopshtarë”, për shkak të kërcënimeve.

Ata u arrestuan dhe kaluan 10 muaj në paraburgim. Dimo, 43 vjeç dhe Beqaj, 20 vjeç, u akuzuan për prodhimin e kanabisit në njësinë në Lanarkshire. Ata u liruan pasi u deklaruan të pafajshëm në Gjykatën e Sherifit të Airdrie të martën.

Burrat pretenduan se ishin të mbyllur brenda godinës. Policia e Skocisë tha se bimët e kanabisit të sekuestruara kishin një vlerë  prej 284,000 deri në 424,000 £. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!