Bashkëshorti i zëvendëskryeministres ukrainase vritet nga forcat ruse gjatë evakuimit të civilëve

schedule10:08 - 2 Prill, 2022

schedule 10:08 - 2 Prill, 2022

Bashkëshorti i zëvendëskryeministres së Ukrainës Olga Stefanyshyna është vrarë ditën e djeshme, sipas deputetes Lesia Vasylenko.

Bashkëshorti i Stefanyshyna, Bogdan, vdiq gjatë bombardimeve ruse teksa po përpiqej të evakuonte civilët nga Chernihiv.

“Dje kam qarë më shumë se në 36 ditët e tjera të luftës. Burri i koleges sime Olga Stefanyshyna  është vrarë ditën e djeshme. Ai vdiq si hero, duke u përpjekur të evakuonte civilët nga Chernihiv. Tragjedi e paimagjinueshme,” shkroi deputetja në një postim në Twitter.

/abcnews.al