Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme në lidhje me situatën e epidemisë dhe masat anti-COVID në vend.
Duke qenë se numri i infektimeve ka rënë ndjeshëm muajt e fundit, pritet që Komiteti të lehtësojë edhe më tepër masat anti-COVID.
Masat që janë në fuqi:
- Ata që janë të infektuar me virusin Sars Cov 2, pra që kanë rezultuar pozitivë me Covid do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, nga 10 ditë që ka qenë përpara;
- Vaksinimi është i këshillueshëm të fillojë që nga mosha 12 vjeç;
- Për të gjithë qytetarët që hyjnë në Shqipëri duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit ose testit PCR negativ të kryer 72 orë para nisjes, dhe për ata që nuk kanë këto dokumente duhet të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Përjashtim nga ky rregull vetëm fëmijët deri në 6 vjeç;
- Në aeroporte do të lejohet të futen vetëm pasagjerët që udhëtojnë;
- Hiqet ora policore. Këto masa rekomandojmë të fillojnë që në datën 3 mars”, deklaroi zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.
/abcnews.al