Zgjedhje e zgjuar, Alqi!

schedule10:11 - 1 Prill, 2022

schedule 10:11 - 1 Prill, 2022

Nga Edi Oga

Alqin nuk e njoh fare, por e kuptoj mirë.

Alqi është futur në politikë për të fituar shumë para dhe sa më shpejt.

Politika është si krimi ordiner. Në politikë dhe në krim bëhen para të shpejta, por rreziku është i madh. Mund të të vrasin ose të të fusin në burg. Për larje hesapesh, për konkurencë, për mosbindje. Politika është pak më e sigurt se krimi ordiner. Krimi ordiner të vret, krimi politik, maksimalisht të fut në burg!

Armiku (teorik) më i madh i të dy krimeve, është shteti, prandaj të dy llojet e krimeve përpiqen të kapin shtetin. Krimi ordiner, me anë të korrupsionit, kërcënimeve dhe shantazheve arrin të kapë disa individë të shtetit, kurse politika ka më tepër kontroll mbi shtetin, sepse e ‘prodhon’ vetë atë. E ndërton sipas nevojave të saj.

Alqi dhe “alqët” e partive politike do të bëjnë disa vite burg dhe do të dalin. Do ta bëjnë për vete dhe për bosët e tyre, sepse bosët nuk mund të bëjnë burg! Nuk ka kuptim!

Nëse do të ishin pjesë e krimit ordiner, për kaq para sa kanë vjedhur, ‘alqët’ edhe mund edhe të ishin vrarë.

Zgjedhje e zgjuar, Alqi!

Je në anën e duhur të krimit.

P.S. Uroj që Alqi të ketë një gjykim të drejtë dhe të shpallet i pafajshëm, nëse është i tillë.

/abcnews.al