Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur fajtorë anëtarët e bandës së grabitjes së parave në Rinas, por edhe të disa grabitjeve të bankave të nivelit të dytë. Vendimi është marrë në seancën e djeshme, ku është shpallur fajtor për të gjitha akuzat, Dash Kupa dhe bashkëpunëtorët e tij.
Gjykata e Krimeve të Rënda dënon në total me 156 vite burg 9 të pandehurit të akuzuar për grabitjet me dhunë të tre bankave në Tiranë dhe të autoblindave me para’ në rrugën e Rinasit.
Grupi i drejtuar nga Admir Murataj, person në kërkim dhe i vetmi ende i padenuar nga antarët e grupit, ka kryer një sërë grabitjesh nga 2015- 2017 ku kanë përfituar disa milionë euro.
Të hënën gjyakta e krime të vendosi të dënojë të prangosurit; Dash Kupa 27 vite burg, Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj 26 vjet burg, Fatjon Xhyliu me 21 vite burg, Dritan Sinani me 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vjet burg. Ndërsa Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja bashkëpunëtorë të drejtësisë u dënuam me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie.
Por, të gjithë të arrestuarit do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar.
Sipas prokurorisë së krimeve të rënda, grabitja e parë ndodhi më 12 shkurt të 2015 ku në një bank të nivelit të dytë, afër stacionit të “Trenit” në Tiranë, morën nën kërcënimin e armëve, 900 mijë Franga Zvicerane, 800 mijë Paund Britanik. Në dhjetor të po atij viti, u grabitën në Qafë Kashar nga i njëjti grup ndodhur në kohën kur paratë transportoheshin me mjete të blinduara në drejtim të Rinasit, 1. 8 Milion Paund Britanik, 800 mijë Dollarë Amerikanë, dhe 400 mijë mijë Dollarë Kanadezë dhe Australian.
Por shkurti i 2017 ishte më frytëdhënësi për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal. Në fshatin Domje, në rrugën e Rinasit, u grabitën duke goditur me një mjet të blinduar, makinën që transportonte paratë, ku u morën më shumë se 3 milion euro. Në të gjitha grabitjet anëtarët e grupit kishin si veshje kamoflazhi, si ato të ushtrisë, ndërsa idenifikimi i tyre u bë pasi shumë shumë se 2 vitesh ndjekje. /abcnews.al