Medvedev: Do të furnizojmë me ushqime dhe produkte bujqësore vetëm miqtë tanë

schedule08:52 - 1 Prill, 2022

schedule 08:52 - 1 Prill, 2022

Dmitry Medvedev, i cili shërbeu si president në Rusi nga viti 2008 deri në 2012 dhe tani është zëvendës sekretar i këshillit të sigurisë së Rusisë, ka lëshuar një paralajmërim për eksportet bujqësore ruse, duke thënë se në të ardhmen do të dërgohen vetëm te miqtë, sipas The Guardian.

“Ne do të furnizojmë me ushqime dhe produkte bujqësore vetëm miqtë tanë,” tha Medvedev.”Fatmirësisht ne kemi shumë prej tyre, dhe ata nuk janë pjesë e Europës apo Amerikës së Veriut.”

Furnizimet bujqësore për “miqtë” do të bëhen në rubla ashtu edhe në monedhën e tyre kombëtare, tha Medvedev.

Rusia tashmë ka ndaluar  shumicën e importeve të ushqimeve perëndimore në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë.

/abcnews.al