EKSKLUZIVE/ Harroi që ishte futbollist dhe u bë viral, rrëfehet i riu që “zaptoi” fushën për foto me Kumbullën

schedule20:58 - 31 Mars, 2022

schedule 20:58 - 31 Mars, 2022

Në Shqipëri, në futbollin e vendit tonë, rrallëherë kemi parë situata ku tifozi futet në fushë, për mos të thënë nuk kemi parë fare.

Ndeshja miqësore Shqipëri-Gjeorgji regjistroi një moment të veçantë, por edhe emocionues për djaloshin. Ne hasëm nëpër rrjetet sociale një video kur një djalosh futet në fushë, dhe turret me vrap te mbrojtësi ynë i talentuar, Marash Kumbulla.

Djali i cili quhet Ergi Deliu, i kërkoi një fotografi Kumbullës dhe ky i fundit nuk e refuzoi.

Në një intervistë ekskluzive me gazetarin e Abc News, Hergi Llupi, Deliu ka bërë të ditur arsyen e futjes në fushë, emocionet e tij por gjithashtu ka shprehur edhe dashurinë e tij për futbollin, pasi Ergi Deliu është një lojtar i Internacionale Tirana U-19.

 

U bërë viral në rrjetet sociale vetëm me një video, ishte veprim spontan apo e kishe menduar para se të futeshe ne stadium?

Po kjo është e vërtetë, njëkohësisht e pabesueshme. Ishte spontane pa marrë parasysh pasojat që mund të vinin nga ky veprim. Po prisja momentin që lojtarët të ishin pranë nesh dhe pa u menduar dy herë shkova drejt idhullit tim.

 

Pse pikërisht te Kumbulla dhe jo te ndonjë lojtar tjetër? Si u ndjeve?

Ai është një nga të rinjtë premtues të kombëtares dhe jo vetëm. Më ka tërhequr vëmendjen nga siguria dhe karakteri i fortë që ai tregon në fushë. Shoh shumë video të tij dhe mundohem të mësoj nga lëvizjet e tij, duke i provuar ato çdo ditë në stërvitje. Përjetova një emocion të papërshkrueshëm, nga ato emocione që i përjeton vetëm një herë në jetë.

 

A ke marrë mesazhe nga rrethi shoqëror apo nga persona te ndryshëm të cilët kanë parë videon?

Po kam marrë shumë mesazhe nga të afërmit, shoqëria dhe njerëz të pa njohur, por më shume përshtypje më ka bërë komenti i Marash Kumbulla në Instagram. Shpresoj që të më dërgojë uniformën e tij, meqenëse nuk arriti te ma jepte në fushë.

 

Ju luani për ekipin e U-19 te Internacional, cili është synimi yt për të ardhmen, ku dëshiron të vazhdosh karrierën?

Po jam pjesë e ekipit Internacional TR. Një nga akademitë e cila ka prodhuar shumë futbollist në Superligën shqiptare dhe në ekipe prestigjioze në Europë.

Synimi im është të rritem çdo ditë, më  shumë nga ana profesionale dhe si çdo futbollist që  luan në Shqipëri, ëndrra ime është të luaj në kampionate prestigjioze të Europës.

 

A mendon se do të arrish te luash për fanellën e kombëtares një ditë?

Çdo lojtar shqiptar e ka ëndërr të vesh atë fanellë sikur dhe një herë të vetme. Po, mendoj që një ditë do jem pjesë e kombëtares, pasi kemi shembuj të cilët na kanë treguar mjaft mirë që me punë, disiplinë dhe përkushtim maksimal asgjë nuk është e pamundur.

 

Çfarë ju shtyn që të rriteni edhe më shumë në këtë profesion?

Gjëja parë që mendoj është të bëj krenar një ditë familjen time. Pasioni, vullneti dhe dëshira janë arma ime e fortë për të arritur drejt një të ardhme plot sukses.

Kam një konkurrencë të madhe me veten time, do jetë një rrugë e vështirë dhe e gjatë, por me punë, besim dhe sakrificë do  e realizoj ëndrrën time./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!