Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gent Cakaj liron 20 diplomatë nga detyra

schedule12:47 - 26 Mars, 2019

schedule 12:47 - 26 Mars, 2019

Nepotizëm, klientelizëm politik dhe korrupsion moral ka identifikuar ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj në shërbimin diplomatik shqiptar. Për identifikimin e tyre thotë se ka angazhuar një grup pune, përfundimet e të cilit i vulosi vetë ministri.

“Kam vendosur të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin as kushtet ligjore dhe as ato profesionale. Numri i të prekurve kalon 20-ën”.

Fjalimin, nisjen e të cilit e shpenzoi në vlerësimin e punës së paraardhësit të tij Bushati, shpejtë e ktheu përmbys.

“Sfida evropiane e Shqipërisë dhe agjenda reformiste nuk përkon me nepotizmin, klientelizmin politik dhe korrupsionin moral në asnjë sektor… Shqipëria nuk është e miqve, Kushërinjve politik apo klaneve dhe krushqive të kujtdo qoftë por është e të gjithëve ndaj meriton të përfaqësohet nga më të mirët…Një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen menjëherë për të punuar sipas nevojave reale të punës dhe jo inercisë”.

Për këtë gati ka edhe thirrjet publike për aplikimin për vakancat që krijohen në shërbimin diplomatik, duke i kërkuar vëmendje të veçantë interesit të mundshëm të studentëve ekselentë, të vijim të sipërmarrjes të nisur përmes Paktit për Universitetin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!