Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj në fjalën e tij në Kuvend në lidhje me zhvillimet e fundit përsa i përket të arrestuarve të përfshirë në aferën korruptive të inceneratorëve mes të cilëve SPAK ka kërkuar arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako ka kërkuar nga opozita që të lënë drejtësinë të bëjë punën.
Ndër të tjera ai ka theksuar se taksa e përdorur nga qeveria është në favor të qytetarëve dhe kjo duhet qartë nga tatimi mbi të ardhurat që ato kanë.
“Kushdo qoftë që ka histori interesante me burgjet, lëreni-drejtësinë të bëjë punën e vet dhe mos hajdeni këtu si prokurorë. Debati në duhet që të hiqen taksat apo të mbështeten qytetarët. Historia personale e secilit nga ju tregon që ju keni mbështetur oligarkinë jo ne.
Nafta për fermerët do të thotë që të vijojë të mbillet, plugohet dhe të përdoren mjetet dhe fermerët të mos e ndiejnë çmimin, ka shkuar në 14 milionë dollarë. Te transporti publik paguhet 1 mijë lekë të reja, kur ministrja tha që të përdorët sa më pak makinat ju nuk e dëgjuar shqiptarët jo, në mars konsumimit të naftës ka shkuar në gjysmë për gjysmë. Revista konsumatorë e përshëndet këtë.
Me ndryshimin e bërë në tatimin mbi të ardhurat janë mbi 425 mijë të punësuar që paguajnë zero taksë, 58 mijë ose 98.3 5 e totalit me pagë nga 40-50 mijë që paguajnë vetëm 0.7 5 taksë të pagës bruto dhe janë 166 mijë që paguajnë nga 1.5 deri në 9 % tatim mbi pagën bruto. Nëse sot do të ishte taksa famëkeqe prej 10% do të paguhet 36 milionë dollarë”, ka thënë ai. /abcnews.al