Moti i keq “bllokon” anijet e tonazhit të ulët në Durrës

schedule11:15 - 31 Mars, 2022

schedule 11:15 - 31 Mars, 2022

Moti i keq ka ndikuar në veprimtarinë përpunuese në Portin e Durrësit.

Tragetet ndodhen të akostuara në Terminal, pa mundur të nisen nga të dyja anët e Adriatikut. Anijeve të tonazhit të ulët u është pezulluar përkohësisht dalja në det, deri në një urdhër të dytë të Kapitenerisë së Portit.

4 anije tregtare ndodhen në kalatat portuale, në pritje të përmirësimit të kushteve të motit, për të vijuar procesin e përpunimit. Forca e erës shënon 10-11 m/s, ndërsa forca e detit deri në 7 në det të hapur.

“Autoritet detare, Autoriteti Portual Durrës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë monitorimin e situatës minutë pas minuti, për shmangien e avarive detare deri në rikthimin në normalitet të situatës”, thuhet në një njoftim.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!