Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dyshohet të ketë vrarë tre vajzat e mitura arrestohet nëna 33-vjeçare në Greqi

schedule22:21 - 30 Mars, 2022

schedule 22:21 - 30 Mars, 2022

Policia në Greqi ka vënë në pranga një 33-vjeçare e cila dyshohet t’i ketë marrë jetën vajzës së saj 9-vjeçare. Roula Pispirigou është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës ndërsa ka qenë edhe më parë e akuzuar për vdekjen e vajzës së saj të madhe.

Ngjarja ka ndodhur në Patras, ndërsa dyshohet që gruaja të ketë gisht në vdekjen e të treja vajzave të saj.

Kujtojmë se ngjarja në fjalë po diskutohet dy muajt e fundit në vend dhe ka tronditur opinion publik. Tre fëmijët e familjes në Patra kanë humbur jetën në një periudhë kohore të shkurtër, prej dy vite e gjysmë.



Vajzat ishin njëra 6-muajshe, 3 vjeç e gjysmë dhe tjetra 9 vjeç.

Për disa javë, autoritetet në vend kanë kryer hetime pasi ka pasur dyshime për mënyrën se si një familje mund të humbë tre fëmijë në një kohë kaq të shkurtër. Nëna e tyre ka mbrojtur tezën se ato kanë pasur probleme shëndetësore. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!