“Sulmet pa dallim të Rusisë janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe mund të përbëjnë krime lufte”. Kështu u shpreh shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë të mërkurën.
Bachelet tha se hetuesit po shqyrtojnë 24 raste. Spitalet, furnizimet me ujë dhe ndërtesat administrative janë goditur nga raketa ose granatime, raportoi ajo.
“Shkatërrimi masiv i objekteve civile dhe numri i madh i viktimave civile tregojnë fuqimisht se parimet themelore të dallimit, proporcionalitetit dhe masës paraprake nuk janë respektuar sa duhet,” tha ajo.
Populli ukrainas po përballon një “makth të gjallë”, shtoi Bachelet. “Armiqësitë duhet të ndalen, pa vonesë,” shtoi ajo. “Sot, i bëj thirrje Federatës Ruse që t’i dëgjojë thirrjet e qarta dhe të forta të Asamblesë së Përgjithshme dhe të këtij Këshilli dhe të veprojë menjëherë për të tërhequr trupat e saj nga territori ukrainas. /abcnews.al